20.8 C
New York
Saturday, July 5, 2025

Buy now

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

- Advertisement -

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka bërë edhe një huqje të madhe. Përsëri ka gabuar rëndë në matematikë. Kësaj radhe gabimi kishte të bënte me një mbledhje të thjeshtë.

Gjatë intervistës në “Tëvë1”, të cilën e dha të mërkuren, ai mundohej të tregonte numrin e deputetëve që do të kishte një koalicion i mundshme qeverisës në mes të LVV-së, LDK-së dhe Nismës.

Derisa mbledhtë deputetët e këtyre partive, Kurtit i dolën se këto tri parti i kanë 80 deputetë. Kryeministri në detyrë ishte i bindur për këtë shifër.

Ai nuk u ndalë me kaq. Duke marrë për bazë këtë shifër, ai tregonte se sa vota do t`i kishte ky koalicion edhe me deputetët e komuniteteve jo serbe dhe Nenad Rashiqin.

Kur i mblodhi të gjitha, deputeti Kurti tha se ky ky koalicion do t’i kishte mbi 90 vota.

Sipas tij, me këto vota ky koalicion do të mund të bënte gjera të mëdha.

“Shikoni, veç pak. Vetëvendosje, LDK edhe Nisma bëjnë 80. Kur shtohen edhe pakicat jo serbe edhe Nenad Rashiq e kalojmë edhe 90-shin. A e kuptoni se shumë gjera mund t`i bëjmë”, ka thënë Kurti.

Por, nëse i llogarisim votat e LVV-së(48), të LDK-së(20) dhe të Nismës(3) bëjnë 71, jo 80 sa pretendon deputeti Kurti.

Huqjen e Kurtit mund të shihni në këtë video nga minuta 19:45.

Të ngjashme

Të fundit