Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka ekspozuar një tjetër huqje në llogarinë e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në Facebook.
Këtë herë, Gërvalla e ka bërë Igli Hasanin ministër të shtetit të Kosovës duke shkruar “në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Republikën e Kosovës, sot prita në Vërmicë, Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Kosovës, Igli Hasani”, fjali e cila është përmirësuar më pas.
Deputetes Shoshi duket se nuk i ka ikur ky detaj duke publikuar huqjen e Gërvallës.
Postimi:
Zonja Schwarz ende se ka kuptu që është Ministre e Kosovës! Gafat e saj nuk janë risi .
Zonja Schwarz është Igli Hasani, Minister i Republikës së Kosovës apo Minister i Republikës se Shqipërisë???