12.8 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Hungaria publikisht kundër masave ndëshkuese ndaj Serbisë

- Advertisement -

Bashkimi Evropian duket të mos jetë unik në qëndrimet karshi vendosjes së masave apo sanksioneve ndaj Serbisë, pas implikimeve në ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Lideri hungarez Viktor Orban edhe publikisht ka deklaruar se nuk do të përkrah masat eventuale ndaj Serbisë. Politologët thonë se BE-ja do të duhej të kishte mekanizma veprimi në raport me liderët pro-rus brenda Unionit.

Institucionet e Kosovës kanë prezantuar një mori faktesh që tregojnë që sulmi i 24 shtatorit ishte ndihmuar nga Beogradi zyrtar, dhe për këtë po kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare të sanksionojnë Serbinë.

Por, për një gjë të tillë nuk po pajtohen të gjitha vendet e Bashkimi Evropian, madje kreu hungarez, Viktor Orban, edhe publikisht ka deklaruar se nuk përkrah sanksionet ndaj Serbisë, përderisa ka akuzuar Kosovën për provokim të situatës.

Politologu nga Shqipëria Endri Tafani, thotë se Orban si një politikan pro-rus, akuzat e tij ndaj Kosovës i ka lidhur me figurën e Albin Kurtit.

“Që me ardhjen e tij në pushtet Viktor Orban e ka bërë të qartë se çfarë lloj politike do të ndjek dhe dihet tanimë në Evropë se tashmë Viktor Orban është një nga aleatët më të ngushtë të Rusisë … Orbani me qëndrimet e veta, jo vetëm që është përkrah Rusisë, por është njëkohësisht është edhe përkrah aleatëve të Rusisë, siç është Serbia. Ajo që të bënë përshtypje në këtë rast është pikërisht fakti që ai tha që Kosova e ka provokuar dy vitet e fundit dhe këtë gjë ai e ka lidhur me Albin Kurti direkt dhe personalisht”, shprehet Tafani

Profesori Universitar Dritëro Arifi, thotë se BE do të gjej metoda për ta bindur Hungarinë për të vendosur masa ndaj Serbisë.

“Besoj që Hungaria mund të jetë një problem në fazën, po themi në afatin e shkurtër por në planin afatgjatë nuk besoj që edhe Hungaria do t’i rezistoi presionit të madh të BE-së… Po e marrim kushtimisht nëse një vend nuk pajtohet në këtë rast për shkak se këtu nuk rrezikohet vetëm çështja e sigurisë së Kosovës por e tërë rajonit dhe respektivisht edhe e vet Bashkimit Evropian dhe e NATO-s, ata do t’i marrin ato masa në përputhje me të gjitha mundësitë që i kanë kështu që edhe nëse një shtet nuk pajtohet do ta anashkalojnë por në këtë rast po besoj që Hungaria do ta bëjë një lëshim”, shprehet Arifi.

Mungesa e unitetit të vendeve të BE-së karshi Kosovës, besohet të jetë edhe pasojë e faktit se pesë nga 27 vendet anëtare ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj. /Tëvë1/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit