8.5 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Hungaria i premton Serbisë votën kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë të ditur se ka pasur një bisedë telefonike me shefin e diplomacisë hungareze, Peter Szijjarto, ku ky i fundit e ka njoftuar se Hungaria do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Daçiq ka njoftuar se Instagram se Szijjarto i ka theksuar atij shqetësimet në lidhje me përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare, të cilat ai beson se pengojnë procesin e dialogut.

“Ministri Szijarto më përsëriti se Hungaria është e interesuar për suksesin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por se synimi i vazhdueshëm i Kosovës për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare nuk e ndihmon këtë proces dhe konfirmoi se Hungaria do të votojë kundër në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës lidhur me anëtarësimin e Kosovës dhe që nuk do të mbështesë rezolutën për Srebrenicën në OKB, si dhe çdo propozim që do të çonte në përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve në rajon”, ka thënë Daçiq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit