24.5 C
New York
Friday, August 15, 2025

Buy now

Hundozi jep lajmin e mirë: Kemi gjetur një modalitet të ligjshëm që mundëson ndihmën e Qeverisë për RTK-në

- Advertisement -

Ushtruesi i detyrës së Drejtor i Përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundoqi, ka bërë me dije se kanë arritu një modalitet i ligjshëm që mundëson ndihmën e Qeverisë për RTK-në deri në konstituimin e Kuvendit.

Ai ka treguar se sot menaxhmenti i RTK-së i është drejtuar Ministrisë së Financave për një kredi, e cila do të mundësonte tejkalimin e gjendjes aktuale financiare.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pret që shumë shpejt kjo kredi të realizohet.

Për shkak të pamundësisë për të komunikuar drejtpërdrejt me themeluesin tonë, Kuvendin e Kosovës, ne iu kemi drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës, me të cilën kemi shqyrtuar të gjitha mundësitë për tejkalimin e gjendjes. Gjatë kësaj periudhe janë shqyrtuar alternativa të shumta, derisa kemi arritur bashkërisht te një modalitet i ligjshëm që mundëson ndihmën e Qeverisë për RTK-në deri në konstituimin e Kuvendit. Kërkesa jonë zyrtare për kredi është dorëzuar në Ministrinë e Financave dhe ajo po trajtohet me prioritet. Presim që shumë shpejt ajo të realizohet, në mënyrë që ne të vazhdojmë normalisht punën tonë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit