4.1 C
New York
Thursday, December 12, 2024

Buy now

Humolli thotë se përkohësisht pushon nga aktiviteti politik: Nuk do të jem pjesë e garës së 9 shkurtit

- Advertisement -

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025, nuk do të garojë.

Ai ka thënë se me disa persona, figura të çështjes kombëtare kanë synuar krijimin e një partie të re politike, pasi siç ka thënë ai këto aktualet nuk kanë dallime.

Por, ai ka thënë se matjet që kanë bërë ka dal se ata nuk mund të kalojnë pragun dhe për këtë ai nuk do t’i hyjë garës.

“Partitë politike aktuale nuk kanë ndonjë dallim në esencë, ne me shokët tanë nuk kemi arrit me ndërtu një grup që ka mundësi me u qas në mënyrën se si qasna unë në Kuvendin e Kosovës. Ne kemi bë përpjeke me ndërtua një subjekt politik, me hy në garë dhe në këtë garë me kaluar pesë përqindëshin dhe kalkulimet që po i bënë grupi jonë, nuk kemi mundësi me kaluar pesë përqindëshin. Nuk do të garojë në zgjedhjet e 9 shkurtit, sepse në politikë kam hy për mision kombëtar”, tha Humolli në “InfoNata” në Tëvë1.

Ai ka thënë se kanë pas oferta nga të gjitha partitë që ai dhe grupi i tij t’u bashkohen, por që ai nuk e ka pa të arsyeshme një gjë të tillë.

Humolli në vitin 2019 u bë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ku u zgjodh edhe deputet.

Ndërsa, në vitin 2013 iu bashkua AAK-së.

Humolli ishte aktivistë i çështjes kombëtare, ku edhe si 18-vjeçar ishte arrestuar nga regjimi i Serbisë.

Më 1994 u zgjodh përfaqësues i zyrës së Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Në vitin 1997, u zgjodh përgjegjës ushtarak i LKÇK-së dhe në vitin 2003 kryetar i LKÇK-së. Në vitin 2007,

Humolli dha dorëheqje nga LKÇK.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit