-2.6 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Humolli: Qeveria për inati të opozitës s’po i kryen detyrat ndaj policëve, VV-ja do të bie në 35 përqind

- Advertisement -

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, në një intervistë për “Info Magazine” në Klan Kosova, ka thënë se qeveria për inati të opozitës nuk po e kryen detyrën që e ka ndaj policëve. Humolli ka thënë se meqë Vetëvendosja nuk po i përmush premtimet e saja elektorale, do të këtë rënie në zgjedhjet e ardhshme.

Humolli tha se gjatë fushatës, sipas tij, VV-ja e ka pasur ndër pikat e programit të Vetëvendosjes gjatë fushates elektorale ishte sigurimi shëndetësor për policinë.

“E tash kaloi gati më shumë se dy vjet e gjysmë dhe nuk është bërë sigurimi shëndetësor. Lëre që s’është bërë sigurimi shëndetësor, por edhe shtesat, sot nuk i kryejnë duke thënë se do t’ia paguajnë në mënyrë retroaktive vitin e ardhshëm. Tash, arroganca në raport me policinë, është papjekuri e plotë e qeverisë dhe deputetëve të kuvendit”, tha Humolli.

“Në qoftë se punohet për inati të opozitës, atëherë ne nuk kemi institucione si mbretëeri apo të grupeve mafioze që duhet dëgjuar kreun e mafisë, por ne kemi institucione demokratike, kuvendi e ka zgjedhur qeverinë dhe qeveria e ka obligim t’i japë llogari deputetëve dhe nuk ka të drejtë të refuzojë t’i japë llogari deputetëve”, tha ai.

Tutje, ai tha se kryeministri Kurti me sjelljet e tij po tregon se nuk e njeh fare popullin, teksa shtoi se në zgjedhjet e ardhshme, VV-ja mund t’i fitojë deri në 35 për qind.

“Tash po e bëjë publike, kemi vënë bast me Shkëlzen Gashin se ai ka thënë VV-ja do t’i fitojë 51 për qind, e unë i kam thënë se çkado që e mbërrin mbi 35 për qind unë të paguaj drekë”.

“Ka mundësi të jetë fituese për shkak të dobësive që i kanë partitë politike, por kurrë s’do të ketë gjasa t’i ketë 50 për qind”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit