9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Humolli për maltretuesin serb: Cipiripi bëjke hajgare me krejt Llapin, Zahiri Pajaziti e ka lënë n’kolicë

- Advertisement -

Deputeti Fatmir Humolli, që ishte edhe pjesë e UÇK-së dhe LKÇK-së, tregoi në emisionin Pressing në T7 se si ish-komandanti Zahir Pajaziti, e la të paralizuar një polic famëkeq serb në rajonin e Llapit.

Humolli thotë se sa ishte shteti shqiptar solid i strukturuar, serbët nuk guxonin të keqtrajtonin shqiptarët në Kosovë, por që kjo ndryshoi me fillimin e periudhës së tranzicionit në Shqipëri.
“Duhet ta mbrojmë kombin tonë. Armiku frikësohet nga kombi ynë. Po ua tregoj një rast. Deri në vitin 1992, polici serb nuk guxonte të kërkonte letërnjoftime në pikëndalimin në Llap. Pasi që ra shteti shqiptar, po flas për kohën kur u ndërrua pushteti atje dhe nuk kishte institucione të shtetit, një cipirip i ndalonte të gjithë shqiptarët dhe i maltretonte”, tha ai.

“Po po e thërrisnin cipiripi. Kështu ai maltretoi shqiptarët e bëjke hajgare me krejt Llapin, derisa Zahiri e la n’kolicë e kështu është edhe sot”, shtoi Humolli.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit