8.5 C
New York
Thursday, October 16, 2025

Buy now

Humolli për Kurtin: Arrogant, nuk duhet të ketë mundësi për qeveri të re

Fatmir Humolli, ish-deputet i Vetëvendosjes, ka vlerësuar “sjellje arrogante” të Albin Kurti gjatë kësaj kohe – për çka tha se “nuk duhet të ketë mundësinë” për formim të qeverisë së re.

Humolli, megjithatë, vëren se nuk është në interes të asnjërës parti në Kosovë shkuarja në zgjedhje të reja.

‘’Në kushte normale në bazë të sjelljes arrogante të Albin Kurtit ndaj kundërkandidatëve të partive të tjera politike, në kushte normale nuk duhet të ketë mundësi të formojë qeveri sepse ka qenë arrogant’’, tha Humolli për FrontOnline.

‘’Opozita ose do t’i bashkëngjiten Kurtit ose bëjnë qeveri të veten sepse shkuarja në zgjedhje të reja nuk besoj që është në interes të askujt’’, tha ish-deputeti i VV-së.

Të ngjashme

Të fundit