Kryeministri i vendit njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se në vitin 2025 do t’i fitojnë dy palë zgjedhje, lokale dhe parlamentare.Këtë deklaratë Kurti e bëri në një takim para strulturave të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Në vitin 2025 do t’i kemi zgjedhjet e ardhshme lokale përveç se do ta kremtojnë 20 vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje, por patjetër patjetër më 2025 do t’i kemi edhe zgjedhjet parlamentare sepse opozita nuk do të mund t’i shtyjë pafundësisht”“Le ta marrim si shembull një ekip të suksesshëm futbolli fjala vjen Ballkani i Suharekës. Për qeverisje qendrore e komunale, nga zgjedhjet parlamentare e lokale le ta fitojë Vetëvendosja vitin 2025 edhe kampionatin edhe Kupën” ka thënë Kurti.
Në lidhje me këtë deklaratë të Kurtit ka folur për “Gazeta Blic” deputeti, Fatmir Humolli.Humolli tha se është pikpyetje e madhe nëse do t’i fitojnë pasi duhet të punohet shumë që të arrihet një rezultat i tillë.
“2025 është afër per ti fitu, duhet me punu shumë derisa per tre vjet e gjysëm nuk ka arrit rrezultate në punë, është pikpyetje e madhe. Nëse nuk do ketë konkurrencë prej partive tjera ndoshta do fitoj”Ai tutje tha se partitë opozitare kanë argumenta të bollshme me dëshmu se qeveria ka qenë e pasukseshme në shumë drejtime.
Humolli tha se “nëse opozita aktuale vazhdon me logjikën se duhet me i dëgju ndërkombëtarët e mos me dëgju popullin ateherë ka mundësi reale që del fjala e Kurtit’“Partitë tjera kanë argumente të bollshme me dëshmu se qeveria ka qenë e pasukseshme në shumë drejtime nëse janë të përgatitura me argumentu pazotesinë e qeverisë aktuale.Nëse opozita aktuale vazhdon me logjikën se duhet me i dëgju ndërkombëtarët e mos me dëgju popullin ateherë ka mundësi reale që do i fiton dhe del fjala si ka thënë Albini.Populli sot është 25 vjet pas lufte ka pa ndërkombëtarët si janë i ka pa edhe partitë tona si janë.Nuk duhet me nënvlerësu rininë dhe popullin tonë” deklaroi Humolli./GazetaBlic