-4.8 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Humolli: Nëse Kurti dhe VV nuk realizojnë premtimet e fushatës, duhet të mendoj për largim nga partia

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fatmir Humolli ka paralajmëruar largimin e tij nga partia në pushtet.

Humolli në RTK ka kërkuar nga kryeministri Kurti që t’i realizojë premtimet e fushatës, përndryshe ai ka thënë se duhet të mendojë për një subjekt tjetër politik

Ai tutje, ka thënë se politikë ka hyrë për të çuar përpara interesat e vendit.

“Në politikë nuk kam hyrë për parti politike por për interes të vendit tim. Vetëvendosja nëse i kthehet asaj që kena hyrë në fushatë unë skam nevojë me mendu për subjekt tjetër, por nëse vazhdon duke injoruar deputetët dhe qytetarët atëherë ajo nuk është Vetëvendosja e fushatës”.

Ndryshe, deputeti Fatmir Humolli kishte dalë kundër qëndrimit të LVV-së për Trustin.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit