Deputeti i Pavarur i Kuvendit të Kosovës, një kohë ish-pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, deklaron se Vetëvendosje është subjekt politik heterogjen, dhe që për kreun e VV-së, Albin Kurti,ka qenë e rëndësishme mbledhja e sa më shumë votave.
’’VV nuk ka qenë subjekt politik dhe nuk është homogjene, por ka ka qenë një grumbullim heterogjen dhe asnjë subjekt politik nuk është me heterogjen se sa VV-ja dhe duke pasur parasysh këtë gjendje, Kurti ka dashur të fitoj vota nga gjitha rrymat për të ndërtuar një subjekt politik për të garuar në zgjedhjet e ardhshme’’ thotë Humolli.
Deputeti i pavarur deklaron se Qeveria Kurti i ka ofenduar veteranët e UÇK-së dhe se tashmë pikëpamjet e tij nuk përshtatën me programin qeverisës të VV-së.
‘’Qeveria i ka ofenduar dhe poshtëruar veteranët dhe familjet e tyre. Pikëpamjet e mia nuk kanë qenë në përputhje me programin qeverisës të VV-së, por me programin elektoral të saj. Momentin kur është ndërtuar qeveria, një klikë brenda VV-së e kanë uzurpuar pozicionin e Qeverisë dhe nuk i kanë dëgjuar reagimet e deputetëve. Unë vetë i kamë paralajmëruar’’ shton ai.