6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Humolli: Mosbesimi i qeveritarëve në sistemin e drejtësisë po i sjellë dëme vendit

- Advertisement -

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se shfaqja e mosbesimit të qeveritarëve ndaj institucioneve të drejtësisë, po i bën dëm vendin, duke ulur edhe besimin e qytetarëve në drejtësinë vendore.

Humolli këtë e ka thënë duke komentuar deklaratën e kryeministri Albin Kurti për ngritjen e aktakuzës në rastin e Banjskës.

Ai në emisionin “Ditari” në Tëvë 1, tha se deklarata e Kurtit është për efekt elektoral.

“Duke mos i besuar institucioneve të drejtësisë është një dëm që po i bëhet vendin tonë, se kur Qeveria nuk i beson sistemit të drejtësisë,a atëherë ku kanë mi besuar qytetarët e thjeshtë. Në vend se Qeveria me investu që me i krijuar kushte drejtësisë me krye punën me kohë, kam përshtypjen së është një lloj spektakli politik para fushatës elektorale”, tha Humolli në emisionin “Ditari” në Tëvë 1.

Kurti është shprehur i bindur se kjo aktakuzë ka mund të ngritët më herët.

Ai tha se aktakuzën e ngritur nuk e ka parë, por shtoi se më mirë është vonë sesa kurrë.

“Nuk e kam parë aktakuzën jam i bindur që ka mund të ngrihet shumë më herët dhe sot të ndodhemi në një situatë të re. Natyrisht siç thotë populli ynë ‘’më mirë vonë se kurrë”, por megjithatë duhet ta shohim përmbajtjen e saj në mënyrë që të mund të flasim për të”, tha Kurti.

Dje Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzës për 45 persona të përfshirë në sulmin e Banjskës të Zveçanit.

E sa i përket të akuzuarëve për rastin Banjska, Humolli ka thënë se do të jetë e vështirë që ata të arrestohen pasi sipas tij, këta persona mbrohen nga Serbia.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit