24.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Humolli me deklaratë të fortë: Kurti, Qeveria dhe shumica në Kuvend janë në ndikim të Radojçiqit

- Advertisement -

Ish-deputeti i VV-së, Fatmir Humolli thotë se kryeministri i Kosovës duhet ta zbatojë Kushtetutën.

Humolli ka folur rreth çështjes së dinarit që kryeministrit iu kërkua nga shtetet e QUINT-it ta pezullojë.

“Dinari është mjet pagese i shtetit serb, nuk është mjet i pagesës së shtetit të Kosovës. Kryeministri duhet të zbatojë Kushtetutën”, tha Humolli.

Humolli thotë përsëri se qeveritarët janë në ndikim të Radojqiqit, teksa çështjen e dinarit e quan lojë të kryeministrit Kurti.

“Kryeministri, Qeveria dhe shumica në Kuvend nuk duhet ta dëgjojnë Radojçiqin, kanë rënë në ndikimin e këtij të fundit me rastin e votimit të buxhetit për veteranët e luftës dhe sigurimin e institucioneve të sigurisë”, tha Humolli.

“Kjo është minim i sigurisë së vendit. Politika serbe punon dhe i ka urdhëruar që të demotivohet kushdo që punon në interes të Kosovës. Për këtë besoj se loja me dinar është më shumë për të treguar patriotizëm fallc të Qeverisë”, shtoi Humolli për GazetaBlic.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit