5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Humolli: Kurti vazhdon me takime që s’ndihmojnë paqen në Ballkan, s’ka marrë mësim nga politika e gabuar deri tani

- Advertisement -

Deputeti i pavarur Fatmir Humolli kritikoi qasjen e Qeverisë së Kosovës në dialiogun me Serbinë nën argumentin se i mungon efikasiteti në promovimin e paqes në Ballkan.

Ai akuzoi Kurtin për përsëritjen e strategjive joefektive dhe se nuk ka mësuar nga dështimet e kaluara diplomatike.

Humolli gjithashtu e kritikoi takimin si një takim ceremonial me ndërmjetësin e BE-së Miroslav Lajçak, të cilin ai e cilësoi së bashku me Vuçiqin si ithtarë të shovinizmit pro-sllav.

“Po duket takim përshëndetës me Lajçakun dhe lojën që e ka bërë në kurriz të popujve të ballkanit. Se Lajçaku dhe Vuçiqi të dy janë përfaqësues të shovenizmit prosllav. Kurse Albini vazhdon me takime që nuk i ndihmon paqes në Ballkan, nuk ka marrë mësim nga politika e gabuar deri tani”, tha ai për Blic.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit