13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Humolli: Kurti më futi në konflikt me shumë bashkëluftëtarë, ia thashë këtë gjë

- Advertisement -

Deputeti Fatmir Humolli ka thënë në emisionin Pressing në T7 se VV ka acaruar shoqërinë dhe ka nxitur konflikte të brendshme të panevojshme.

Humolli thotë se çështjet, sikur ajo e veteranëve dhe punëtorëve të arsimit, kanë mundur të zgjidhen shumë lehtë dhe pa arrogancë pasi që këto grupe kanë qenë për ardhjen në pushtet te VV-së me shpresën për gjetje të zgjidhjeve të problemeve të tyre.

“Kërkesa e dytë ka qenë që të mos krijohen acarime në shoqërinë tonë. Të mos ketë konflikte. Kam thënë se arroganca dhe vendosmëria nuk kanë të përbashkët asgjë. Mund të jesh i vendosur, por jo arrogant. Qeveria është sjellë me arrogancë me mekanizmat që ndërtojnë shoqërinë tonë. E kemi çështjen e veteranëve. Na ka futur në konflikt. Për shembull mua, më ka futur në konflikt me shumë persona bashkë me të cilët kam luftuar. Konflikti me veteranët ka qenë i panevojshëm. Me punëtorët e arsimit ka qenë i panevojshëm. Edhe me punëtorët e sektorëve të ndryshme. Këto grupe kanë pritur nga VV-ja”, përfundoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit