-2.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Humolli: Kurti kur u bë kryeministër e ka këqyr Kushtetutën, nuk e ka pa bashkimin kombëtar

- Advertisement -

atmir Humolli deputet i pavarur, diku i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në këtë drejtim edhe Albin Kurti ka pësuar evoluim.

Ai ka dhënë një shembull interesant.

“Betimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë çlirimi i viseve shqiptare dhe bashkimin në një shtet kombëtarë’. Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës në programin e saj e ka pas në program me lëviz krejt kombin për me çliru Kosovën”, ka thënë Humolli.

Sipas Humollit, Kurti veprimet që i ka bë pasi është bë kryeministër janë në shpërputhje me atë që ka thënë në fushatë elektorale.

“Unë e di kur Albin Kurti kur ka dal prej burgu ka thënë që s’besoj te ideja e bashkimit kombëtarë. E di kur në KAN ka bërë protesta sociale, e di kur është hi në Lëvizjen Vetëvendosje, se Lëvizja Vetëvendosje është bë një lloj rivali i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës pas 2005-tës dhe si rival na ka qit neve prej loje si LKÇK për arsye se LKÇK—ja ka qenë një strukturë politiko-ushtarake që deri në shpalljen e pavarësisë ka funksionue politikisht dhe u kanë e gatshme me bë veprime ushtarake. Në momentin kur është shpallë pavarësia e Kosovës, ka kalu në veprime politike dhe ka eliminue mundësin e veprimeve ushtarake për shkak se janë ndërtu institucionet politiko-ushtarake që e mbrojnë Kosovën’”< ka thënë ai ne RTV Dukagjini.

“Albin Kurti është në këtë zhvillim. Nuk është për mua befasi. Kur ka dal prej burgu s’ka besu tek ideja e bashkimit kombëtarë, kur e ka bë VV-në ka besu tek ideja e bashkimit kombëtarë. Kur është bë kryeministër e ka këqyr Kushtetutën, nuk e ka pa”, ka thënë Humolli.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit