11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Humolli: Kemi ushtarë mjaftueshëm, s’ka nevojë me u rreziku asnjë ushtar amerikan për Kosovën

- Advertisement -

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se Kosova ka mjaftueshëm ushtarë dhe se nuk ka nevojë të rrezikohet asnjë ushtar amerikanë.

Ai këtë e ka thënë duke komentuar deklaratën e ambasadorit Hovenier se hapja e urës së Ibrit rrezikon ushtarët e KFOR-it, përfshirë edhe ata amerikanë.

“Faktorët politik shqiptarë duhet me ju tregu të gjithëve se ne kemi ushtarë mjaftueshëm dhe nuk ka nevojë me u rreziku asnjë ushtar amerikan për Kosovën. Në qoftë se duhet me bashkëpunua me Amerikën, atëherë le të jetë bashkëpunimi i njëjtë si me Ukrainën edhe gjithçka është në rregull, ushtarët amerikanë nuk kanë nevojë me rreziku vetën me jetu ne të lirë”, ka thënë Humolli në emisionin “Këndi i Debatit në Tëvë 1.

Ai ka thënë se mbyllja e urës ka karakter politik dhe kjo ka ardhur si pasojë e problemve brenda NATO-s dhe BE-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit