![Humolli i del kundër Kurtit: Nuk ia votoj marrëveshjen me Serbinë Humolli i del kundër Kurtit: Nuk ia votoj marrëveshjen me Serbinë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/10/Fatmir-Humolli-850x563-1.jpg)
Mbrëmjen e 27 shkurtit, doli i buzëqeshur.
Kryeministri Albin Kurti, kishte deklaruar se ishte i gatshëm ta nënshkruante propozimin prej 11 pikash të planit të Unionit Evropian, për normalizim marrëdhëniesh Kosovë – Serbi.
Por, se ky propozim është i duhuri për vendin, i pari i Qeverisë nuk po arrin t’i bind as deputetët e partisë së tij.
Deputeti Fatmir Humolli thotë se nuk e mbështet Kurtin në dialogun me Serbinë dhe se propozimi që ky i fundit ishte i gatshëm ta pranonte është i dëmshëm për Kosovën.
Ai shkon edhe më tej. Thotë se BE-ja është pro Serbisë dhe se qeveria e Kosovës duhet të largohet nga dialogimi me palën serbe.
Njësoj nuk po pajtohet as deputeti Haki Abazi.
Madje, duke njoftuar se më nuk është as pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ju jeni dakorduar me marrëveshjen kornizë që ka dy elemente fundosëse për Kosovën. Një, konzervimi i rolit specifik të kishës serbe kundrejt komuniteteve tjera fetare dhe dy, asociacionit apo Zajednices së komunave me shumicë serbe. dmth Kurti ju jeni vazhdimësia e së kaluarës, ju nuk jeni ndryshimi”, ka thënë Abazi.
Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, në disa pika nuk iu ka pëlqyer as dy partive opozitare, Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike.
Ata kanë dalur kundër dy pikave të këtij propozimi.
Me 18 mars do të ketë sërish takim mes palës kosovare dhe asaj serbe në Ohër të Maqedonisë së Veriut.