-1.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Humolli: Albin Kurti të ndalë luftën speciale mes Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës

- Advertisement -

Ish-deputeti i VV-së, Fatmir Humolli  tregon kur Radojçiqi e Vuçiqi nuk do të kishin guxim të mendonin asgjë kundër Kosovës.

Humolli thotë se nëse Qeveria nuk do të dëgjonte këshillata e Radojçiqit kundër veterenavë dhe inavlidëve të UÇK-së, nuk do të kishte mundësi që paralajmërimi i Kurtit të ishte i vërtetë.

“Mos me i ndëgju këshillat e Radojçiqit kundër veteranëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së, me i respektu vlerat e luftës dhe me i respektu ato institucione që sot luftojnë kundër politikës shovene serbe, atëherë kategoria e Radojçiqit dhe Vuçiqit nuk do të kishin guxim as me mendu kundër Kosovës sepse vet populli serb do ta luftone politikën e tyre shovene”, tha Humolli.

Ai i ka bërë thirrje Kurtit që ta ndal luftë mes Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

“Kryeministri duhet ta luftoj luftën speciale që po zhvillohet kundër ardhmërisë së vendit brenda Qeverisë dhe Kuvendit te Kosovës”, tha Humolli për GazetaBlic.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit