6.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Humbja te Maccabi dhe kritikat për rezultatet e fundit, presidenti i Juventusit tregon nëse do të shkarkohet Allegri

- Advertisement -

Juventusi ka pësuar humbje shokuese në udhëtim te Maccabi Haifa me rezultat të pastër 2:0.

Megjithatë, përkundër humbjes dhe pakënaqësisë së tifozëve dhe kritikave nga ta në ndeshjet e fundit, trajneri Allegri do të vazhdojë të mbetet në krye të shtabit teknik.

Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli në një deklaratë pas sfidës në Izrael.

“Massimiliano Allegri është trajneri ynë dhe ai do të qëndrojë”, tha për Sky Sport.

“Ndihem i turpëruar dhe i zemëruar… kështu që në këtë lloj situate nuk mund të fajësosh një person të vetëm, është i gjithë grupi”, shtoi ai.

Me këtë humbje, Juventusi ndodhet në vendin e tretë me vetëm tri pikë, duke rrezikuar kështu kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Maccabi ka poashtu tri pikë në vendin e fundit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit