-9.9 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Humbja në Tiranë përballë Veliajt, Këlliçi: Rezultati i 14 majit nuk pasqyron realitetin

- Advertisement -

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje humbjen në zgjedhjet lokale përballë kandidatit socialist Erion Veliaj.

Këlliçi tha se rezultati nuk pasqyron realitetin dhe vullnetin e qytetarëve, por është i ndikuar nga makineria shtetërore e fushatës elektorale të PS.

Ai tha se të gjithë bashkë duhet të reflektojnë dhe të bëjnë një analizë të ftohtë.

“Rezultati i zgjedhjeve të 14 majit nuk pasqyron realitetin dhe nuk është një shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve. Ëshët i ndikuar nga një makineri shantazhi dhe dhune ndaj administratës publike, biznesit dhe qytetarëve të Tiranës. Asetet publike janë vendosur në dispozicion dhe janë shfrytëzuar në maskimum për të prodhuar këtë rezultat të sotëm. Ne po punojmë çdo orë për të faktuar çdo shkelje që është kryer. Rezultati nuk i përgjigjet asaj që banorët mendojnë për kryebashkiakun aktual”, tha Këlliçi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit