21.6 C
New York
Tuesday, October 7, 2025

Buy now

Humbja e debateve s’ia ndal optimizmin Pecit: Do të fitoj në rundin e parë

- Advertisement -

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka deklaruar në emisionin “Pressing” në T7 se është i bindur në fitoren e tij që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale.

Peci tha se garat në Mitrovicë tradicionalisht kanë qenë të nxehta, por këtë herë, sipas tij, qytetarët do të vendosin për ndryshimin që i duhet komunës.

“Në Mitrovicë çdoherë ka pasur gara të nxehta nuk është risi, pavarësisht asaj unë besoj që të dielën e ardhshme fitoj në rundin e parë. Shumë mirë që është në dorën e qytetarëve”.

“Qeverisja lokale në Mitrovicë ka një konsensus në nivel të qytetit me këdo që bashkëpunon, madje edhe akterë të PDK-së thonë që nuk ka pasur rezultate”, ka thënë Peci,

Kujtojmë se paraqitjet e Agim Pecit në debatet me kandidatin e PDK-së, Arian Tahiri, janë vlerësuar si të dobëta, me mungesë të dukshme të njohurive bazike mbi zhvillimet dhe problemet aktuale të komunës së Mitrovicës.

Të ngjashme

Të fundit