4.3 C
New York
Monday, January 13, 2025

Buy now

Humbi shtëpinë në vitin 2018, Miley Cyrus reagon pas zjarreve në Los Anxhelos

- Advertisement -

Miley Cyrus ka folur për zjarret që kanë kapluar gjithë Los Anxhelosin dhe përvojën e saj për humbjen e shtëpisë pas një zjarri në vitin 2018.

Këngëtarja pos që u kërkoi njerëzve të ndihmojnë në këtë situatë, ndau një fotografi të shtëpisë së saj e cila u shkatërruar më shumë se pesë vjet më parë, në llogarinë e saj në Instagram.

“Ky imazh më godet fort në zemër sot. Kjo është një foto e bërë nga veranda ime e përparme në vitin 2018 pasi humba shtëpinë nga zjarret e Woolsey”, shkroi ajo.

“Është një ndjenjë që nuk e harron kurrë. Duke ecur deri te dera ku do të kalonit çdo ditë, duke pritur me padurim që të përshëndeteni nga ata që doni si gjithmonë, por në vend të kësaj do të takoni një grumbull hiri dhe rrënojash”.

“Më dhemb shpirti për ata që po e përjetojnë këtë rrënim vetë dhe qaj për qytetin tim. Është zemërthyese. Los Anxhelos përfaqëson “të jetuarit e ëndrrave”, por realiteti sot është rrënoja dhe shkatërrimi”.

“Koha, burimet dhe përkushtimi nga brenda dhe jashtë komunitetit tonë do të na shërojnë, por kjo dhemb thellë për momentin”, përfundoi Miley.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit