6.9 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Humbi në pyll, 3-vjeçari në ShBA gjendet i gjallë pas dy ditësh

- Advertisement -

Dy ditë në temperatura shumë të ulëta dhe me rreziqe që e rrethojnë nga kudo, një djalë 3-vjeçar që humbi në pyjet e Montana, SHBA, arriti të mbijetojë.

Ryker Ëebb u zbulua se ishte në ankth, por pa ndonjë problem serioz. Djali u raportua i humbur rreth orës 17:00 të premten e kaluar nga një fqinj. Ai u pa dy orë më parë duke luajtur me qenin e familjes së tij në shtëpinë e tyre.

Menjëherë u organizua një operacion i madh me dhjetëra policë, zjarrfikës, vullnetarë, si dhe dronë e helikopterë.

Kushtet në zonë kanë qenë të këqija me temperaturë që ka rënë në 4 gradë Celsius gjatë natës dhe me stuhi të forta. Edhe bimësia e dendur e vështirësoi këtë kërkim për të voglin.

Më në fund ai u gjet rreth 5 kilometra nga vendi ku kishte humbur i uritur, i etur dhe i ftohtë, por jo në rrezik për jetën.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit