Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth aksidentit të mbrëmshëm në veri, ku një veturë e policë u aksidentua dhe u lënduan 8 policë.
Në raportin 24 orësh, policia ka bërë me dije se pjesëtari i Policisë së Kosovës, i cili ishte duke e drejtuar automjetin zyrtar të blinduar, e ka humbur kontrollin.
Si pasojë e kësaj, policia ka treguar se automjeti ka dalë jashtë rrugës.
“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TRUPORE – Rr. Nacionale, Grabovc / 13.12.2024 – 20:15. Raportohet se pjesëtari i PK-së duke drejtuar automjetin zyrtar të blinduar, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi dhe shtatë (7) pjesëtarë të PK-së, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës. Zyrtarët janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes sipas procedurave kanë dalë edhe IPK-ja”, është thënë në raportin 24 orësh të policisë.