Home Lajme Humbi dy familjarë nga vërshimet, qytetari i pakënaqur me Qeverinë për pagesën e dëmëve

Humbi dy familjarë nga vërshimet, qytetari i pakënaqur me Qeverinë për pagesën e dëmëve

0
Humbi dy familjarë nga vërshimet, qytetari i pakënaqur me Qeverinë për pagesën e dëmëve

Milaim Ademaj, qytetar nga Peja, i cili i humbi dy anëtarë të familjes nga vërshimet, ka folur në lidhje me pagesën e dëmëve nga ana e Qeverisë.

Në fakt, Ademaj është shprehur i zhgënjyer.

“Komisioni e ka vlerësuar dëmin 40 mijë euro, por kjo është shumë e vogël. Unë i kam dy viktima në shtëpi dhe asgjë tjetër nuk na është dhënë…Tani jetojmë me qira, unë paguaj vetë, sepse shtëpia na është prishur. Kam edhe dy djemtë e tjerë me familje, edhe ata tash paguajnë qira…Domethënë, ne paguajmë tri qiraja vetëKjo nuk është vlerë askund, por çka me ba? Qeveritarët kanë ardhur vetëm për ngushëllime, pastaj më kurrë” – ka thënë ai, ndër të tjera.

Exit mobile version