15.9 C
New York
Saturday, October 19, 2024

Buy now

Humbi djalin nga kanceri, nëna nga Prishtina hap fondacion për të prekurit nga kanceri

- Advertisement -

Kanë kaluar tre muaj nga vdekja e Arbër Ibrahimit, 32 vjeçari i cili humbi betejën me kancer.

Në një rrëfim ekskluziv për TËVË1, nëna e ndjerit, Shemsije Ibrahimi tregon në detaje historinë e Arbërit.

“Arbëri një ditë para se me ndërru jetë, na ka tregu, na ka thanë nesër unë vdes”, ajo rrëfen mes lotësh.

Sfidat për sigurimin e terapive që ndër të tjera kishin edhe kosto të lartë, ishin dhe mbeten brenga më e madhe që tashmë familja Ibrahimi kanë edhe për pacientët e tjerë të prekur nga kanceri.

“Kur mungojke terapia, gjë që është në spital por jo përherë, duhej pacienti ta siguronte vet. Për me shku në Turqi, Arbëri me marrë një terapi, minimumi është dashtë me i pas 3500€”, tregon Ibrahimi.

Kjo situatë, ka ndikuar që familja Ibrahimi të krijojnë një fondacion për të ndihmuar pacientët e tjerë, e cila ishte edhe një ëndërr e të ndjerit, Arbër Ibrahimit.

“Fondacioni nuk pasurohet vetëm nga familja, fondacioni pasurohet prej njerëzve vullnetmirë. Shpresoj do të dalin ata njerëz ta ndihmojnë fondacionin”, shprehet ajo.

Tashmë çdo ditë e nënës Shemsije, nisë dhe mbaron me një mision, e ky është fondacioni “Arbër Ibrahimi” i cili mund të bëj bujën e tij me përkrahjen e bamirësve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit