22.7 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Humb jetën një person në Pejë, vetura përfshihet nga flakët pas aksidentimit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Pavlan të Pejës, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Sipas raportimeve, dyshohet se drejtuesi i veturës ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë kur ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një fushë.Pas rrokullisjes, vetura është përfshirë nga zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë njësitet policore, ekipi i zjarrfikësve dhe ai mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar rastin për Express, duke bërë të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

“Sot me datën, 01.06.2025, rreth orës 02:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshaton Pavlan- Pejë, në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë e cila dyshohet se ishte duke qarkulluar me shpejtsi të madhe në drejtim të Pejës, dhe me të arritur në fshatin Pavlan, humb kontrollim mbi automjetin dhe rrokulliset duke përfunduar ne fushë, vetura është përfshirë nga flakët se bashku me personin që ishte në veturë, në vendin e ngjarjës kanë dalë njësitet relevante të Policisë, ekipi i zjarrëfiksëve dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër të prokurorit të shtetit viktima dërgohet ne IML-Prishtinë për obduksion”, tha ai

Të ngjashme

Të fundit