Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë fëmija që u përfshi në aksidentin e trafikut të 24 shkurtit, në magjistralen Pejë-Prishtinë.
Gjatë këtij aksidenti, një automjet gjatë lëvizjes kishte humbur kontrollin dhe kishte goditur mbrojtësin e rrugës, ku janë lënduar tre persona, të cilët menjëherë janë dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal të Prizrenit, shkruan lajmi.net.
Fëmija, si njëri nga të lënduarit, me udhëzim të mjekut është transferuar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
Gjatë ditës së djeshme, policia është njoftuar nga QKUK-ja se fëmija nuk ka mundur t’i përballoj lëndimeve dhe ka ndërruar jetë.
Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.