Hulumtuesit në Universitetin e Linkoping dhe Institutit Mbretëror KTH të Teknologjisë në Suedi kanë ndërtuar tranzistorin e parë elektrike në botë prej drurit dhe konsiderohet si një arritje e madhe në industri në aspektin e efikasitetit dhe qëndrueshmërisë.
“Kemi arritur në një rezultatet të paprecedent. Po, tranzistori prej druri është i ngadaltë, por funksionon dhe ka një potencial të madh zhvillimi,” tha Isak Engquist, një profesor pranë Laboratorit të Elektronikës Organike në Universitetin Linkoping.
Nuk është hera e parë që shkencëtarët kanë arritur të prodhojnë tranzistor prej druri por testimet e mëhershme nuk kanë qenë kaq të suksesshme.
Teknologjia e re mund të akomodojë një rrjedhjen e elektricitetit në mënyrë të vazhdueshme pa asnjë ndërprerje. Hulumtuesit kanë bërë disa ndryshime dhe hequr linjine duke mbajtur vetëm fibrat e celulozës. Këto kanale më pas janë mbushur me plastikë përcjellëse ose polimer quajtur “PEDOT:PSS” duke krijuar kështu një material druri përcjellës.
Tranzistori kishte një madhësi prej 3cm dhe frekuencë nën 1Hz. Hulumtuesit thonë se jo çdo pajisje elektronike ka nevojë për shpejtësinë më të lartë apo tranzistorët më të vegjël të mundshëm.