10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Hulumtuesit e Kuvendit me kritika për deputetë – Mosvotimi i Ligjeve, i dëmton qytetarët

- Advertisement -
Mungesa e koordinimit brenda mazhornacës ka bërë që shumë projektligje të dështojnë së miratuari në afatet procedurale me rregullore të Kuvendit, vlerësojnë monitoruesit e legjislativit.

Mosvitimi i Projekt Kodit Civil dhe Projektligji i Pagës Minimale, janë vërejtjet që i japin nga Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Arbër Thaçi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), thotë për Ekonomia Online, se deputetët duhet të reflektojnë për respektimin e të drejtave civile të secilit qytetarë.

Ai thotë se mosvotimi nga ana e deputetëve të caktuar, paraqet edhe një prej çështjeve për të cilat ata duhet kritikuar.

“Këto ngecje kanë të bëjnë me zhvillimin e një debati përbrenda mazhorancës dhe nevojës për një koordinim më të mirë përbrenda tyre, mirëpo para se gjithash tek Projektligji siç është Projekt Kodi Civil duhet që secili deputet para se të reflektojë mbi baza të interesave partiake ose të bindjeve personale, të reflektojë edhe mbi domosdoshmërinë për respektimin e të drejtave civile të secilit qytetarë. Kësisoj, dështimi për të miratuar këtë projektligj mbase flet për mungesën e koordinimit përbrenda mazhorancës, mirëpo mosvotimi nga ana e deputetëve të caktuar, paraqet edhe një prej çështjeve për të cilat ata duhet kritikuar, meqë kemi të bëjmë me të drejtat civile të secilit qytetarë”, u shpreh ai, teksa thotë se nuk janë të vetmet këto Projektligje që nuk e marrin aminin e deputetëve.

“Jo vetëm këto dy Projektligje, por edhe një numër i madh i tyre kanë dështuar në proces të miratimit për arsye të mungesës së koordinimit brenda mazhornacës”, thotë ai.

Kritika për mosvotim të Projektligjeve ka edhe Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

Thotë se Kuvendi duhet ta luajë rolin e vet kushtetues për t’i mbrojtur punëtorët, teksa mendon se me votimin e këtij projektligji afektohen mijëra punëtorë.

“Projektligji për pagën i bie tash një vit që i ka kaluar të gjitha afatet procedurale me rregullore të Kuvendit për t’u shqyrtuar në Kuvend. Komisioni nuk është duke e trajtuar, nuk dihen arsyet, kryesisht sipas asaj që e tha kryetari i Kuvendit për arsye politike për veteranët, por Kuvendi duhet ta luajë rolin e vet, siç e ka kushtetues për t’i mbrojtur punëtorët”.

“Vetëm kështu arrihet një mirëqenie për qytetarët, për një pjesë të punëtorëve që kryesisht sipas të dhënave nga ATK-ja janë përmbi 100 mijë punëtorë që do të afektoheshin nga rritja e pagës minimale”, u shpreh ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit