Kiks Kosova ka njoftuar se nesër (e martë) nis serinë e hulumtimit për kurdisjen e tenderit 12 milionësh për Arkitektin e Kryeqytetit.
Si u bë që për shtatë muaj, kompania ”Anarch”, pronë e një ish-ortaku të Përparim Ramës, të marrë 3 milionë euro nga taksat e prishtinasve.
Si e shpërbleu Komuna me tender këtë firmë dhe pse injoroi verifikimin e dokumenteve në procesin e prokurimit publik?
Si ia doli pronari i ”Anarch” t’i sigurojë referencat e kompanive për të cilat pretendon se kreu punë dhe si u bë që disa referenca u morën para se t’i përfundonte punët për të cilat ishte kontraktuar?
Pse Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik heshti në lidhje me këtë tender të kontestueshem të cilën komuna e Ramës ia dha ish-ortakut të këtij të fundit?