11.2 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

“Huffingtonpost”: Italia propozon modelin e KFOR-it për Ukrainën

- Advertisement -

Ndryshimet e qëndrimeve në administratën e re amerikane ndaj Ukrainës, kanë bërë që shtetet evropiane të riplanifikojnë angazhimin e tyre ndaj Kievit.

Në mesin e vendeve që po e “lodhin kokën” për vendin që nisi së pushtuari më 2022 nga Rusia, është Italia.

Qeveria e këtij vendi madje ka propozuar një forcë ushtarake të ngjashme me atë të Kosovës, KFOR.

“Një zgjidhje për Ukrainën mbi modelin e forcës së Kosovës, të themi një mision të OKB-së, por të udhëhequr nga NATO”.

Kjo është hipoteza që qeveria italiane po e mendon në negociatat dialoguese të nisura mes Donald Trumpit dhe Vlladimir Putinit, shkruan “Huffingtonpost.it”, transmeton Klankosova.tv.

Ky medium shkruan më tej se Nënsekretari i Presidencës së Këshillit të Ministrave në Qeverinë e Italisë, Giovanbattista Fazzolari, ka sqaruar kriteret udhëzuese nga të cilat do të frymëzohet qeveria në Romë për hapat e ardhshëm.

“Një samit ndërqeveritar do të mblidhet në Londër më 2 mars për të studiuar krijimin e një fondi të përbashkët mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe do të ndahet për shpenzimet në rritje të mbrojtjes”, ka thënë media “Huffingtonpost.it”.

Ndërkaq, për sa i përket dërgimit të ushtarëve para arritjes së marrëveshjes për paqe, qeveria në Romë thotë se “kjo nuk është në agjendën e sotme”.

Më herët është raportuar se Britania dhe Franca po drejtojnë përpjekjet për të krijuar një “forcë sigurie” evropiane prej më pak se 30,000 trupash për të mbrojtur Ukrainën në rast të çfarëdo marrëveshje armëpushimi me Rusinë.

Ideja erdhi pasi fuqitë evropiane u frikësuan se presidenti amerikan Donald Trump mund t’i japë fund luftës trevjeçare me kushte të favorshme për Moskën, pa ofruar garanci sigurie për Kievin.

Propozimi MB-Francë, që i atribuohet zyrtarëve perëndimorë të paidentifikuar, ka të ngjarë të fokusohet në mbrojtjen ajrore dhe detare, me forca “minimale” në tokë dhe asnjë pranë vijës së frontit lindor, tha gazeta “Guardian”.

“The Times” raportoi se një i ashtuquajtur “backstop” i ShBA-së në formën e “mbulimit ajror” do të ishte thelbësor për planin, i cili do të pengonte Rusinë nga shkelja e çdo marrëveshjeje.

“Zona ku ne kemi një avantazh të rëndësishëm ndaj Rusisë është në ajër dhe në aftësinë (tonë) për t’iu përgjigjur abuzimeve flagrante të armëpushimit”, citoi “Financial Times” të thoshte një zyrtar perëndimor.

Është e paqartë nëse ky plan do të kënaq Kievin apo edhe nëse do të ishte i pranueshëm për Moskën.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit