Të gjithë e dimë se hudhra është jashtëzakonisht shëruese. Megjithatë, kur përdoret në mënyrë të gabuar, humbet vetitë e saj shëruese. Kushtojini vëmendje të madhe. Ekspertët thonë se duhet ta prisni gjthmonë hudhrën dhjetë minuta para se ta hani apo shtoni në ushqim.
Përpara se të përdorni thelpin, copëtojeni dhe lëreni të qëndrojë për të paktën pesë, dhe mundësisht 10 minuta. Është e nevojshme për të sintetizuar përbërjen allicin. Kur hudhra të jetë e fortë, përgatiteni për pesë deri në 15 minuta në nxehtësi të ulët ose mesatare për të ruajtur lëndët ushqyese.
Sipas studimeve të shumta, konsumimi aktiv i hudhrës relakson enët e gjakut dhe ul presionin e gjakut. Është shumë efektiv në uljen e niveleve të kolesterolit (LDL). Ajo forcon sistemin imunitar dhe është e dobishme për trajtimin e infeksioneve. Kombinohet lehtësisht me gatime të ndryshme.
Nëse hahet e papërpunuar, shkakton erë të keqe dhe urth, megjithatë, kjo varet kryesisht nga kimia e trupit të individit.