24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Kurti i quan gënjeshtra pretendimet për spastrim etnik dhe persekutim ndaj serbëve

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në OKB deklaroi se gjatë vitit 2024, Ministria për Komunitete dhe Kthim ka buxhetin më të madh krahasuar me ministritë e tjera.

Ai më tej tha se Zyra e Kryeministrit ka komunikatat në serbisht tërë kohën.

“Më 2024 ministria për komunitete dhe kthim ka buxhetin më të madh të rritur krahasuar me ministritë e tjera, përveç me MKR-në, që ka investimin për Lojërat Mesdhetare. Zyra e Kryeministrit ka komunikatat për shtyp në serbisht tërë kohën. Edhe mbledhjen qeveritare transmetohen në shqip dhe serbisht.”, tha Kurti.

Ai më tej ka mohuar pretendimet e presidentit Vuçiq për “spastrim etnik dhe persekutim kundër serbëve”.

“Ideja që Kosova po kryen spastrim etnik dhe persekutim kundër serbëve është gënjeshtër. Që janë demantuar nga një numër trupash publik. Tetorin e kaluar Parlamenti evropian kaloi rezolutë duke iu bërë thirrje autoriteteve serbe dhe mediave që të ndalojnë gjuhën e urrejtjes ndaj kosovarëve dhe propagandës për spastrim etnik dhe pogrom.” – tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit