Feti Ahmeti, bashkëshorti i Besa Ismailit, ka kërkuar nga qytetarët që ta mbështetin numrin 60 në listën e PDK-së për deputetë.
Ahmeti ka thënë se Besa ka vizion të qartë për zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve.
Duke kërkuar përkrahjen, Ahmeti ka thënë se politika ka nëvojë për njerëz të ndeshëm si Besa.
“Mbështes plotësisht kandidaturën e bashkëshortes sime për deputete. Ajo përfaqëson vlera të forta, profesionalizëm dhe një vizion të qartë për zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve. E di sa shumë punon dhe sa sinqerisht beson tek shërbimi ndaj qytetarëve. Jam i bindur se do të jetë një zë i guximshëm, i ndershëm dhe i palodhur në Kuvend. Ju ftoj që ta mbështesni me votë sepse politika tek ne ka nevojë për njerëz të ndershëm dhe të përgjegjshëm. Ju faleminderit!”, ka shkuar Ahmeti në Facebook.







