HP prezantoi në panairin vjetor të teknologjisë CES 2024 laptopin gaming Omen Transcend 14 për të cilin thotë se është laptopi 14-inç gaming më i lehtë në botë.
Me një peshë prej vetëm 1.6 kilogram, Omen Transcend 14 ngjan më shumë me një laptop ultra portativ sesa një laptop gaming.
Vetëm 45 gram më i rëndë sesa një MacBook Pro 14-inç dhe 68 gram më i lehtë sesa laptopët gaming super portativ si ASUS ROG Zephyrys G14.
Edhe pse nuk është aq i fuqishëm sa Omen Transcend 16, me siguri performanca nuk do të ndikohet falë procesorëve të gjeneratës së fundit Intel Core Ultra 7 ose Ultra 9, deri në 32GB RAM DDR5, 2TB hapësirë dhe grafikat RTX 4070.
Pavarësisht përmasave, laptopi ofron dy porta USB-A dhe dy porta USB-C së bashku me një portë të plotë HDMI 2.1. Për ata që duan shpejtësitë maksimale wireless, përdoruesit kanë opsionin për të kaluar në kartën Wi-Fi 7 me Bluetooth 5.4.
Transcend 14 ka një çip Meteor Lake me NPU të dedikuar. Ekrani 2.8K 2880×1800 OLED ka frekuencë rifreskimi prej 120Hz dhe kapacitet ndriçimi prej 500nits.
Ndan shumë tipare të ngjashme me “vëllain” e madh Transcend 16 për nga dizajni i cili gjithashtu është përditësuar me procesorët dhe ekranet më të fundit. /PCWorld Albanian/