Enver Hoxhaj i PDK-së në ”Click” të RTV21 ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se partia ka dështuar t’i ofrojë qartësi vendit gjatë mandatit të saj.
Ai u shpreh se qytetarët vendosin në kutitë e votimit nëse duan të sjellin qartësi për të ardhmen e Kosovës në 2026. Hoxhaj gjithashtu kritikoi ndryshimin e qëndrimeve të VV-së, nga një parti “anti-Serbi” në një parti që po përfundon mandatin me qëndrime “anti-Shqipëri”, dhe theksoi se këto janë tema që duhet të jenë pjesë e fushatës së PDK-së.
“VV ka dështuar t’i ofrojë vendit qartësi, prandaj edhe nëse shkojmë te kutitë e votimit, është në duart e qytetarëve nëse dëshirojnë të ofrojnë vendit qartësi. Cila është ideja kryesore e këtij vendi për 2026? Një parti politike që ka ardhur në pushtet duke qenë si ‘anti-Serbi’ dhe po përfundon mandatin si ‘anti-Shqipëri’ – VV-ja. Të gjitha këto janë tema për të cilat ne duhet të kemi një kodrinim tematik,” tha Hoxhaj.





