31.9 C
New York
Friday, June 13, 2025

Buy now

Hoxhaj: Vizitova Thaçin dhe Veselin po qëndrojnë të fortë dhe të palëkundur

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se sot ka qenë në Hagë për të vituar ish-komandantët e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Në një postim në Facebook, ai ka shkrur se për të takimi me ata ishte emocional dhe i rëndësishëm.

“Ata po përballen me dinjitet me sfida të mëdha, si gjithmonë, me dashuri për Kosovën dhe besim në drejtësi”.

“Qëndrojnë të fortë, të palëkundur, me shpirtin e njëjtë që patën në ditët më të vështira të historisë sonë. Kosova nuk harron!”, ka thënë Hoxhaj.

Postimi i plotë:

Sot isha në Hagë, pranë dy miqve të mi, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Takimi me ta ishte emocional dhe i rëndësishëm për mua personalisht. Ata po përballen me dinjitet me sfida të mëdha, si gjithmonë, me dashuri për Kosovën dhe besim në drejtësi. Qëndrojnë të fortë, të palëkundur, me shpirtin e njëjtë që patën në ditët më të vështira të historisë sonë. Kosova nuk harron!

Të ngjashme

Të fundit