Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vizituar krerët e UÇK-së në Hagë.
Këtë e ka bërë të ditur Hoxhaj me anë të një postimi në Facebook.
Hoxhaj ka thënë se krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli po mbahen padrejtësisht të mbyllur prapa nëntë dyerve në Hagë.
Ai është shprehur i bindur se ata do të triumfojnë ndaj kësaj që ai e quan “padrejtësi e re”.
Postimi i plotë i Hoxhajt:
Nuk mund ta përmbyllja vitin 2022 pa i vizituar miqtë e mi, presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin Kadri Veseli, të cilët po mbahen pas nëntë dyerve të mbyllura padrejtësisht në Hagë! Ata mbyllën portën e errët të robërisë dhe së bashku me UÇK-në hapën derën e madhe të lirisë! Ata do të triumfojnë përsëri mbi këtë padrejtësi të re, sikurse kanë triumfuar mbi padrejtësitë e vjetra të historisë!.