14.3 C
New York
Sunday, October 27, 2024

Buy now

Hoxhaj thotë se Qeveria Kurti duhet ta prekë fundin e mjerimit politik për ta kuptuar të vërtetën, përmend dy raste

- Advertisement -

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se qeveria Kurti duhet ta prekë fundin e mjerimit politik për ta kuptuar të vërtetën.

Kjo, sipas Hoxhajt, ështe treguar rregullisht gjatë katër viteve të fundit, por gjatë kësaj jave u tregua prapë me dy ngjarje.

“E para, ka të bëjë me vizitën e djeshme të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, së cilës Kryeministri ia kërkoi heqjen e sanksioneve ndëshkuese të BE-se dhe gjithashtu i kërkoi që Kosova të marr statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian! Von der Leyen nuk u përgjigj fare mbi këto kërkesa, duke bërë të qartë që sanksionet mbesin në fuqi, por edhe që Kosova nuk e merr statusin e kandidatit, për të cilën aplikoi para dy vitesh, por askush nuk e shqyrto”, ka shkruar ndër të tjera Hoxhaj.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Qeveria Kurti duhet ta prekë fundin e mjerimit politik për ta kuptuar të vërtetën. Kjo është treguar rregullisht gjatë katër viteve të fundit, por, gjatë kësaj jave u tregua prapë me dy ngjarje!

E para, ka të bëjë me vizitën e djeshme të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, së cilës Kryeministri ia kërkoi heqjen e sanksioneve ndëshkuese të BE-se dhe gjithashtu i kërkoi që Kosova të marr statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian! Von der Leyen nuk u përgjigj fare mbi këto kërkesa, duke bërë të qartë që sanksionet mbesin në fuqi, por edhe që Kosova nuk e merr statusin e kandidatit, për të cilën aplikoi para dy vitesh, por askush nuk e shqyrtoi!

Ngjarja e dytë ka të bëjë me dokumentin strategjik të BE-së të quajtur “Agjenda e Reformave” dhe që u bë publik këtë javë! Kur e lexon këtë dokument udhëzues të Komisionit Evropian për zgjerim drejt Ballkanit, ajo që bie në sy është që fjala “anëtarësim” është fshirë në pjesët kyçe të tekstit në rastin e Kosovës, përderisa përmendet në mënyrë të qartë në rastin e të gjitha vendeve të tjera të rajonit! Përderisa për vendet tjera të Ballkanit, “Agjenda e Reformave” duhet të “forcojë aftësinë e vendit për të marrë obligime që burojnë nga anëtarësimi në BE”, për Kosovën, edhe këtu Komisioni Evropian nuk ka kurrëfar pritje.

Ky izolim, sanksionim dhe degradim i Kosovës deri në këtë masë, tregon se te çdo qytetarë duhet të rriten ndërgjegjet politike në atë masë që të gjithë të veprojmë për t’i dhënë fund mjerimit politik të Kosovës, duke mbështetur ndryshimin politik që është i domosdoshëm dhe i pashmagshëm të ndodhë me 9 shkurt 2025!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit