Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj në emisionin “Click” në RTV21 duke folur për premtimet e subjektit të tij politik, tregoi edhe për planet për veriun e vendit.
Tha se atje do të organizojnë zgjedhje të lira.
“Ne mendojmë se vendi duhet të integrohet në rrafshin politik duke mbështetur subjekte politike të cilat janë pro Pavarësisë së Kosovës, duke përjashtu një bashkëpunim me Listën Serbe”, tha Hoxhaj.
Kur u pyet se pse ndërprerja e këtij bashkëpunimi nuk u bë tani në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve tha se ajo që ka nodhur aty (KQZ) ishte më shumë një politikë për të manipuluar opinionin publik.
“Sikurse Qeveria e Kosovës , Zotëri Kurti ta kishte një objektivë të tillë do të merrte një vendim të tillë për ta ndalë sikurse është ndal Hezbollahu në Qeveri”, tha Hoxhaj.