Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, a ka kritikuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin për mënyrën se si ky i fundit po i udhëheqë negociatat me Serbinë.
Sipas Hoxhajt, Bislimi në çdo takim po përmbush interesat e Serbisë brenda Kosovës, raporton Klan Kosova.
“Kryenegociatori i Kosovës as nuk di të negociojë dhe as të shpjegojë në publik se çfarë ka negociuar, duke përmbushur në çdo takim interesat e Serbisë brenda Kosovës dhe duke e mbuluar dështimin e tij me kritikën ndaj BE-së!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook.