10.3 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Hoxhaj: Tema e shkembimit të territoreve e mbyllur, besoj Trump do ta përkrah Marrëveshjen e Ohrit

- Advertisement -

Ish-kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj, në FRONTAL të T7 ka folur për mundësinë e rikthimit të idesë së korrigjimit të kufijve pasi në SHBA ka fituar zgjedhjet presidenciale, Donald Trump.

Hoxhaj ka thënë se do të mbetet të shihet se çfarë qasje do të ketë Administrata e re Trump në raport me Marrëveshjen e Brukselit dhe sipas tij, Trump do ta përkrah atë.

“Shoh disa elemente që janë zbatuar. Çfarë do të jetë me rëndësi të shohim është se si do të sillet administratën me Marrëveshjen e Brukselit. Unë besoj që kjo administratë do ta mbështes Marrëveshjen e Brukselit. Nuk shoh ndonjë ndryshim të madh të kursit. Këto që Kurti i ka pranuar do të jenë në fuqi. Pres shpejtësi më të madhe në zbatimin e marrëveshjeve”, ka thënë Hoxhaj.

Lidhur me idenë e shkëmbimit të territoreve, Hoxhaj ka thënë se është temë e mbyllur dhe e tejkaluar.

“Mendoj që në atë kohë debati rreth një propozimi të tillë ka qenë debat episodik, i mbyllur, i tejkaluar. Ka një marrëveshje që është e Brukselit. Është një marrëveshje që në thelb e dëmton Kosovën, sepse s’e ka njohjen reciproke. Ne që do të drejtojmë qeverinë do të shohim se si do t’i kthehemi njohjes së ndërsjellët. Nuk besoj që shkëmbim i territoreve do të jetë temë që mund të rikthehet dhe që do të duhej të rikthehet”, ka shtuar tutje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit