11.2 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Hoxhaj: Suspendimi i Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB, mesazhi i botës për Kremlinin

- Advertisement -

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj suspendimit të Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se suspendimi i Rusisë nga ky organ është mesazh i botës për Kremlinin, duke shtuar se kriminelët e luftës nuk kanë vend në organet e OKB-së që synojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Suspendimi i Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së është mesazhi i botës për Kremlinin. Kriminelët e luftës nuk kanë vend në organet e OKB-së që synojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, ka shkruar Hoxhaj.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi pezullimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut, gjatë një votimi që u mbajt sot në Nju-Jork.

Rusia u pezullua për shkak të raporteve për “shkelje dhe abuzime të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut” nga ushtria ruse në Ukrainë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit