11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Hoxhaj: S’ka njohje të ndërsjellë derisa Kurti s’do dialog serioz e as marrëveshje

- Advertisement -

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, njëherësh deputet i PDK-së, ka thënë se Kosova nuk do të arrijë një marrëveshje të ndërsjellë me Serbinë derisa Kurti nuk është i interesuar për dialog serioz dhe as për marrëveshje.

Enver Hoxhaj, ish-kreu i PDK-së, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se vizita e sotme dhe mbështetja amerikane janë parakushte për të bërë një kthesë rrënjësore drejt një marrëveshjeje të domosdoshme për njohje të ndërsjellë.

Por, ai ka shtuar se një mbështetje e tillë është vendimtare meqë Serbia ishte dhe është kundër një marrëveshjeje për njohje të ndërsjellë.

“Kosova nuk do të arrijë këtë marrëveshje, për sa kohë që z.Kurti nuk është i interesuar as për dialog serioz dhe as për marrëveshje, por është vetëm i interesuar për një simulim të “dialogut” gjatë vitit 2023 sikurse ishte vitin e kaluar!”, ka shkruar tutje Hoxhaj.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit