Home Lajme Hoxhaj: Serbia po i bënë fushatë të egër Kosovës kudo, do të ketë edhe çnjohje të tjera

Hoxhaj: Serbia po i bënë fushatë të egër Kosovës kudo, do të ketë edhe çnjohje të tjera

0

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se tërheqja e njohjeve ndaj Kosovës po ndodh dhe mjerisht do të vazhdojë të ndodh për shkak se Serbia po bën fushatë kundër Kosovës kudo.

Përmes një shkrimi në facebook, Hoxhaj ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se nuk e kanë vizituar asnjë shtet që e ka njohur Kosovën dhe se nuk mbajnë komunikim të rregullt diplomatik me këto vende.

Hoxhaj tha se sa ka qenë Ministër i Jashtëm, zyrtarisht Kosovën e kanë njohur  115 shtete ndërsa sa i përket çështjes së tërheqjeve të njohjeve të Kosovës nga shtete të botës, Qeveria e Kosovës duhet të japë sqarim për këtë.

Ai gjithashtu ka publikuar një foto me kryediplomatin e Togos Robert Dussey, në momentin kur kishte vizituar shtetin e Togos, si Ministër i Jashtëm, më 20 janar 2014.

Exit mobile version