4.8 C
New York
Saturday, January 10, 2026

Buy now

Hoxhaj: Regjimi i Ajatollahëve po shembet, Kosova në krah të popullit iranian

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Iran, duke shprehur mbështetje të fuqishme për protestat popullore dhe kërkesat për ndryshim politik.
Në një postim në rrjetin social X (ish-Twitter), Hoxhaj theksoi se populli iranian po kërkon liri, demokraci dhe respektim të të drejtave të njeriut, ndërsa vlerësoi se regjimi i Ajatollahëve është drejt rrëzimit.
Ai nënvizoi se Kosova qëndron përkrah qytetarëve iranianë që po luftojnë për këto vlera universale dhe rikujtoi se Kosova është ndër vendet e pakta që nuk mban marrëdhënie diplomatike me regjimin aktual në Teheran.
“Populli i Iranit po kërkon ndryshim. Regjimi i Ajatollahëve po shembet. Kosova qëndron përkrah iranianëve trima që po luftojnë për liri, demokraci dhe të drejta të njeriut. Kosova me krenari është ndër të paktat vende që nuk mban marrëdhënie me regjimin në largim.”, ka shkruar Hoxhaj.

Të ngjashme

Të fundit