11.8 C
New York
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

Hoxhaj reagon pasi më 17 shkurt në Kuvend pushteti s’përmendi krerët e UÇK-së

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kritikuar krerët shtetëror, të cilët dje, gjatë seancës në Kuvend për nder të Ditë së Pavarësisë, nuk përmenden krerët e UÇK-së në fjalimet e tyre.

“Sjelljet e një njeriu janë një pasqyrë ku ai e sheh portretin e vet”, është thënia, me të cilën Hoxhaj i përshkroi ata, të cilët nuk ia përmenden emrin as Thaçit, as Veselit, mirëpo as Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoxhaj thotë se kjo sjellje është zemërngusht ndaj atyre me të cilët lidhet historikisht shpallja e pavarësisë.“

Sjelljet e një njeriu janë një pasqyrë ku ai e sheh portretin e vet.” Kjo i shkon sjelles së djeshme zemërngushtë të atyre që në Kuvend nuk mundën t’ia thonin emrin atij, me të cilin historikisht lidhet shpallja e Pavarësisë, Hashim Thaçit, dhe as të përmendin luftëtarët tanë të lirisë, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin!”, shkruan Hoxhaj.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=725211768982614&id=100044813927767&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit